Përballje

Përfundon pjesa e parë e finales së dytë, Peja po e deklason Trepçën


Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së dytë finale të fazës “Play-Off” në Prince Cafe Superligën e Kosovës në basketboll.

Pjesa është duke e dominuar plotësisht Trepçën me rezultat prej 57:32.

Pejanët e nisën vrullshëm këtë takim, ku që në fillim arritën epërsi prej 12:0, derisa çereku i parë përfundoi me shifrat 32:14.

Edhe çereku i dytë foli në të mirë të vendasve, të cilin e fituan me rezultat 25:18, e për të shkuar në pushim me epërsi prej 25 pikësh, 57:32.

Mbetet të shihet se a do të “ngjallet” Trepça në pjesën e dytë.

Kujtojmë që ndeshjen e parë në Mitrovicë e ka fituar Trepça, andaj në rast se pejanët triumfojnë sonte, atëherë do të barazohet seria e ndeshjeve finale në 1 me 1.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore