Përballje

Përfundojnë ndeshjet e raundit të dytë në Kupën e Kosovës, avancojnë favoritët


Kanë përfunduar ndeshjet e raundit të dytë të Kupës së Kosovës në futboll, të cilat ishin në program për tu zhvilluar gjatë ditës së mërkurë.

Në të gjitha takimet e rrethit të 1/16-ve, nuk pati surpriza, përveç eliminimit të Feronikelit, që u mposht në penallti nga Fushë Kosova.

Prishtina, Ballkani, Gjilani, Drenica, Llapi, Malisheva, Fushë Kosova, 2 Korriku, Ramiz Sadiku, Ulpiana dhe Onix janë 11 ekipet që kanë vazhduar tutje.

Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore me rezultat të thellë 0:4 në udhëtim te Besa e Pejës.

Kampioni aktual i Kupës së Kosovës, Llapi, shënoi fitore në shtëpi ndaj Kikës, me rezultat 2:1.

Drenica mposhti Vllazninë e Pozheranit me shifrat 3:1, derisa Gjilani shënoi fitore në udhëtim te A&N me shifrat 0:1.

Rezultatet e të gjitha takimeve në ditën e mërkurë:

FT Feronikeli 0–0 Fushë Kosova (Fushë Kosova triumfon në penallti 1-4)

FT Trepça ’89 2–2 2 Korriku (2 Korriku triumfon në penallti 3-4)

FT Ramiz Sadiku 2–1 Vushtrria (Vazhdime)

FT A&N 0–1 Gjilani

FT Drenica 3–1 Vllaznia Pozheranit

FT Besa 0–4 Prishtina

FT Malisheva 1–0 Istogu

FT Ulpiana 3–0 Vëllaznimi

FT Rahoveci 1–3 Ballkani

FT Llapi 2–1 Kika

FT Prizreni 1–5 Onix

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore