Muzikë

Performanca e Edi Furrës që ripërcaktoi artin në ndriçimin e Prizrenit


Artisti i shquar, Edi Furra ka mbajtur një koncert elektrizues për të shënuar një çerek shekullin e tij të karrierës muzikore, në kryeqytetin kulturor të Kosovës – Prizren.

Ani pse koncerti u realizua në një natë të ftohtë dhjetori, ku temperaturat shkuan deri në -3°C, Furra me vokalin e tij të fuqishëm, ia doli t’a mbajë publikun të përqëndruar në këngët e tij, duke sjellë valë euforie me meloditë e ngrohta, e ritmet e gjalla.

Fotografi e shkrepur përgjatë performancës së Edi Furrës në Prizren.

Kur flasim për publikun, numri i të pranishmëve arriti shifrën e 5 mijë personave, derisa një atmosferë magjepese mbretëroi gjatë gjithë natës – edhe veshja e Edit ishte plot me stil, një miksim i elementeve tradicionale, me stilin modern të kohëve të fundit.

Furra, që njihet për repertuarin e tij të pasur me këngë nga më të ndryshmet, përgjatë mbrëmjes muzikore, interpretoi disa prej më ikonikeve prej tyre – jehona e muzikës kumbonte kundër arkitekturës historike të Prizrenit, duke krijuar një simfoni që rezononte me frymën e qytetit.

Por, pika kulmore e mbrëmjes ishte interpretimi i tij i një balade folklorike shqiptare, të cilën ai e futi me një kthesë moderne. Shkrirja e të vjetrës me të renë simbolizonte identitetin në zhvillim të Kosovës, një komb i ankoruar në traditat e tij, por që vazhdon përpara drejt së ardhmes.

Performanca e Edi Furrës u duartrokit vazhdimisht nga të pranishmit – këta të fundit dhanë sinjalin e tyre të mbështetjes ndaj artistit duke e mbajtur atmosferën në nivel, përgjatë gjithë mbrëmjes.

Përndryshe, Edi Furra, është një ndër artistët që muzikën e ka të trashëguar ndër breza si nga babai ashtu edhe nga xhaxhai. Pos tij, aktiv në muzikë është edhe i vëllai, Fatos Furra.

“Sytë e tu”, “Sekretet e mia” e “Një shok n’sofër na mungon”, janë disa prej hiteve më me nam që Furra ka publikuar ndër vite.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore