Lajme

Përfaqësues të OJQ-ve serbe kërkojnë që situata të shtensionohet në Veri


Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga komunat në Veri të Kosovës,

Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga komunat në Veri të Kosovës, përmes debatit me temën “Situata në Veri të Kosovës pas zgjedhjeve lokale – sfidat dhe zgjidhjet”, kanë diskutuar për situatën e krijuar.

Sipas tyre, përgjegjëse për situatën janë strukturat paralele të komanduara nga Serbia e disa kanë kërkuar që Njësia Speciale e Policisë së Kosovës të tërhiqet nga objektet komunale.

Nenad Radosavljeviç nga Iniciativa Qytetare “Narodna Pravda” në Leposaviq, ka deklaruar se problemet në Veri janë pasojë e regjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Ky fillimi i problemit pas të cilit u lidh edhe Kurti që insistoi me çdo kusht t’i vendos kryetarët. Propozimi im ka qenë që të krijohen organet të përkohshme që do të vendoseshin nga komunitetet e ndryshme, deri në zgjedhjet e ardhshme. Sikur të kishte pasur vullnet të mirë, Kurti nuk do të insistonte që të vendosen kryetarët, që pastaj pati protesta”.

“Atje protestojnë strukturat e pushtetit që janë fajtorë për gjithçka dhe tani me çdo kusht kërkojnë të kthehen në ato kolltuqe. Përveç tyre, ka njerëz që kanë vuajtur dhe po protestojnë me sinqeritet pa qenë të vetëdijshëm se ata janë vënë në rrezik nga këto struktura”, tha ajo.

Kurse, aktivisti i shoqërisë civile nga Zveçani, Dejan Nedeljkoviç ka deklaruar se shpresojnë që Njësia Speciale e Policisë së Kosovës të tërhiqet nga objektet komunale.

“Pasi janë uzurpuar komunat nga Policia e Kosovës, po vazhdojnë protestat por sipas tij, me kalimin e kohës po ka më pak protestues.

“Në vitin 2015 kur janë integruar ka qenë propozim të bëhen objekte ndihmës, por nuk ka dashur Lista Serbe pasi kanë menduar se do të mbeten përgjithmonë në pushtet. Sikur të vinin kryetarët shqiptarë në ato objekte të reja, komuna paralele do të mbetej. Tani ka improvizin para barrikadave ku njerëzit vijnë e nënshkruhen se kanë ardhur në punë”.

“Marrëdhëniet janë relaksuar paska mes qytetarëve e KFOR-it. Shpresojmë që njësia speciale të tërhiqet nga komuna dhe të kemi një zgjidhje”, ka thënë ajo.

Ndërsa nga Milija Bisavaç nga Iniciativa Qytetare për Zubin-Potokun, ka deklaruar se është dashur të reagohet më herët që të mos vijmë në këtë situatë.

“Unë kam qenë në protesta, ka pasur që kanë shkuar në miting në Beograd e të atillë që nuk kanë dashur të protestojnë. Tek ne nuk ka pasur incidente të mëdha, por në ditën e parë Policia kanë hedhur shok bomba e gaz lotsjellës, kanë hyrë me dhunë”.

“Kanë mundur të vijnë në mënyrë të qetë që të mos vinim te kjo situatë. Futja e dhunshme nuk qon askund. Qytetarët të hutuar, fëmijët nuk po shkojnë në shkollë e gjendja e jetesës është vështirësuar pasi objekti është bllokuar dhe qytetarët nuk po mund të marrin shërbime”, ka thënë ajo.

Kërkesë e saj ka qenë që Qeveria e Kosovës të bisedojë me ta dhe jo vetëm e Listën Serbe.

Miodrag Miliçeviç nga OJQ Aktiv ka thënë se problemi nuk është “se si do të funksionojnë komunat”, por “se si situata të qetësohet dhe të kthehet në terren politik”.

“Ky problem është dashur të zgjidhet në Ohër kur u arrit marrëveshja. Këta që janë zgjedhur nuk kanë legjitimitet dhe as komunikim me komunitetin shumicë serb, edhe pse zgjedhja e tyre është e ligjshme”, ka deklaruar Miliçeviç.

Ndër të tjera ka thënë se Beogradi është shumë më bashkëpunues se Qeveria e Kosovës.

“Bashkësia ndërkombëtare ishte e qartë dhe Escobari tha se Asociacioni do të ndërtohet me ose pa këtë qeveri. Kjo është kërkesa e dytë legjitime që duhet marrë parasysh. Edhe procesi zgjedhor duhet të ndodhë, por për këtë moment konsiderojmë se propozimi i Bujar Osmanit është modeli më i duhur ku OSBE do të merrte përsipër organizimin e zgjedhjeve në veri”.

Më 26 maj, tensionet në Veri u rritën, atëherë kur krerët e rinj të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, kishin hyrë nën përcjelljen e policisë në ndërtesat komunale.

Ndërkaq, më 29 maj, protestuesit u përleshën me trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Nga kjo përleshje 41 trupa të KFOR-it, u lënduan edhe dhjetëra protestues.

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Britanisë së Madhe vazhdimisht kanë kërkuar që të ndalet menjëherë dhuna ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Kryetarët e rinj shqiptarë u zgjodhën në zgjedhjet e parakohshme të 23 prillit.

Këto zgjedhje u mbajtën pas dorëheqjes së kryetarëve të mëparshëm komunale nëntorin e 2022.

Kryetarët e mëparshëm vinin nga Lista Serbe partia kryesore e serbëve në Kosovë, e cila nuk mori pjesë në zgjedhje dhe procesi u bojkotua nga serbët lokalë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore