Aplikacione

Përdoruesit e TikTok-ut, fushatë kundër çështjes së abortit në Texas


Përdoruesit e TikTok-ut dhe Redd-it kanë ndërmarrë një nismë, sipas të cilës ndalohet aborti pas javës së gjashtë të shtatzënisë.

Për të ndihmuar në zbatimin e ligjit, grupi kundër abortit “Texas Right to Life”, krijoi linjën digjitale të informacionit ku njerëzit mund të dërgojnë informacione anonime në lidhje me shkeljet e mundshme.

“Çdo njeri në Teksas mund të ngrejë një padi kundër dikujt që aborton ose dikujt që ndihmon dhe mbështet abortin pas gjashtë javësh”, shkruhet në faqen e internetit.

Për të gjithë ata që shkelin ligjin, mund të gjobiten me një minimum prej 10 mijë dollarë.

Një formular në internet i lejon kujtdo që të paraqesë një “raport” anonim të dikujt që ka kryer në mënyrë të paligjshme një abort, duke përfshirë edhe provat.

Si mund të abortojë dikush në Teksas tani dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Përpos kësaj nisme kishte dhe nga ata që shfrytëzuan faqen, duke publikuar raporte të rreme.

Një përdorues i TikTok tha se ishin paraqitur rreth 742 raporte të rreme.

Redditors thanë se ata kishin paraqitur raporte, duke fajësuar shtetin e Teksasit për lehtësimin e aborteve.

Një përdorues tjetër i TikTok tregoi sesi ai ngarkoi memet e Shrek, duke pretenduar se ishin imazhe që provonin “gruaja ime abortoi fëmijën tonë katër javësh pa u konsultuar me mua”.

Faqja e internetit duket se po bën çmos për të marrë përsipër fluksin e raporteve të rreme dhe mbetet online, pavarësisht përpjekjeve të tjera sabotuese përfshirë sulmet nga hakerat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore