Pajisje

Përditësimi i Samsung Galaxy S10, S10+ dhe S10e përmirëson Bluetooth dhe stabilitetin e kamerës


Seria Galaxy S10 e morri softuerin One UI 4.1 këtë mars dhe ka marrë arnime sigurie tremujore. Tani ka ardhur një përditësim më i madh që përmirëson stabilitetin e përgjithshëm të telefonave.

Samsung Galaxy S10, Galaxy S10+ dhe Galaxy S10e tani mund të shkarkojnë përditësimin G97*FXXUGHVJ5 në disa rajone, raporton GalaxyClub.

Përditësimi ka kapacitet prej 1 GB dhe përmban rregullimin e arnimit të sigurisë për muajin tetor, raporton GSM Arena.

Por ky përditësim sjell më shumë se kaq:

  • Është përmirësuar Stabiliteti i kamerës.
  • Është përmirësuar Lidhja dhe stabiliteti Bluetooth.
  • Është përmirësuar Stabiliteti i përgjithshëm i pajisjes.
  • Është përmirësuar Siguria e pajisjes.

Nuk ka anjë detaj në lidhje për Galaxy S10 5G, por ai model nuk ishte kurrë zyrtarisht në dispozicion në tregun e Holandës.

Versioni korean i Galaxy S10 5g mori një përditësim mjaft të madh më 31 tetor.

Ekziston edhe Galaxy S10 Lite, por ai version është në një rrugë të veçantë përditësimi dhe po merr ende arna mujore të sigurisë. S10, S10+, S10e dhe S10 5G janë në një plan tremujor, kështu që prisni që përditësimi i tyre i radhës të arrijë në fillim të vitit 2023.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore