Euro 2020

Përballja Itali – Spanjë në Euro 2020, ja sa ishte shikueshmëria


Pavarësisht sa vuajti në përballjen me Spanjën, Italia kaloi më tej, duke u bërë finalistja e parë e Euro 2020. Skuadra e Roberto Mancini-t do të luajë në finale me fituesen e çiftit Angli – Danimarkë.

Ndeshja mes Italisë dhe Spanjës në gjysmëfinalen e Euro 2020 ka qenë nga më të ndjekurat në historinë e Kombëtares italiane.

Sipas vlerësimeve të Rai1, ndeshja u ndoq nga 17.4 milionë njerëz. Pjesën e parë e ndoqën 17.1 milionë, pjesën e dytë 17.8 milionë, kohën shtesë 17.239 milionë dhe penalltitë 17.353 milionë.

Ndërsa, në valët e Sky ndeshja u ndoq nga 2.4 milionë njerëz, çka e çon shifrën totale në 19.8 milionë teleshikues.

Ndeshja që mban rekordin e audiencës televizive për Kombëtaren italiane është ajo me Gjermaninë, ne gjysmëfinalen e Euro 2012, me mbi 20 milionë teleshikues. Po e njëjtja përballje në Euro 2016, arriti të mbante përpara ekranit 19.6 milionë teleshikues.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore