Lajme

Pentagoni nis identifikimin e ekstremistëve në rradhët e ushtrisë


Pentagoni po shton përpjekjet për të identifikuar racistët dhe ekstremistët e djathtë në radhët e saj.
Hetuesit federalë kërkojnë të zbulojnë se sa është numri i veteranëve të marinës, që u bashkuan në sulmet ndaj Capitol-it.

Deri tani, Byroja Federale Investigative (FBI) ka mundur të identifikojë gjashtë persona, nga 100 të arrestuarit deri tani, të cilët kanë lidhje me marinën Amerikane. FBI bën me dije se është në fazat e para të identifikimit të personave pjesëmarrës në trazirat e datës 6 janar.

Ekzaminimi i marinës dhe radhëve të saj, shënon urgjencë të re për Pentagonin.
Ky i fundit ka një të kaluar pozitive në minimizimin e fenomeneve të tilla si racizmi apo ekstremizmi i djathtë.

“Këta persona nuk janë anëtar të marinës së kombit tonë,” deklaroi shefi i Shtabit të Ushtrisë amerikane, gjenerali Mark A. Milley. Ai tha se forcat aktive dhe veteranët “vazhdojnë të shërbejnë me nder dhe mbajnë zotimin e tyre për të ruajtur dhe mbrojtur Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Gjenerali Milley u shpreh që në trazirat e Capitol-it kishte parë flamuj të Trupave Detare dhe simbolet e Forcave Speciale.

Oficerët federalë po verifikojnë mijëra ushtarë të Gardës Kombëtare që kanë ardhur për të ndihmuar në sigurimin e inaugurimit.  Kanë mbërritur 21 mijë e 500 trupa, në Washington, të hënën.

Kushdo që do të jetë pranë Presidentit të zgjedhur Joseph R. Biden dhe Zëvendëspresidentes Kamala Harris, do t’i nënshtrohen kontrollit shtesë. Do iu kontrollohet historia dhe të dhënat personale.

Procedurë kjo e ndjekur edhe gjatë inaugurimit të presidentit Trump, në 2017.

Zyrtarët e Divizionit të Mbrojtjes thanë se do të rrisin kontrollet e postimeve të shkruara nga personeli mbrojtës në mediat sociale.

Rastet e evidentuara deri më tani.

Ashli Bobbit, e cila u qëllua dhe u vra duke u përpjekur të ngjitej përmes një dere brenda Capitol-it, ishte veterane e Forcave Ajrore amerikane, shumë aktive në mediat sociale.

Gjatë kërkimeve të historikut në këto media, u krye edhe arrestimi i dy personave që kanë qenë pjesë e forcave ushtarake. Këta të fundit kishin postuar foto me veshje luftarake dhe thanë që kishin qenë pjesë e trazirave në Capitol.

Gjeneral Milley theksoi që gjatë tubimeve në Capitol, kishte vënë re individë që kishin shfaqur “ kartën C.A.C”, referuar një karte e cila të lejon akses në godinat ushtarake dhe Pentagon.

Të martën e kaluar, Milley dhe pjesa tjetër e Shtabit të Ushtrisë amerikane, i dërguan letër të gjithë personelit të marinës duke iu kujtuar atyre që Joe Biden do të bëhej Komandanti i tyre i Përgjithshëm dhe se kishin përgjegjësi që të mbronin Kushtetutën./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore