Përballje

Basketboll: Peja mposht Ponte Prizerenin në shtëpi


Skuadra e Pejës ka fituar ndaj Ponte Prizrenit në udhëtim me rezultat 92:100, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Play-off-it në Five Star Superligën e Kosovës në basketboll.

Vendasit nga Prizreni e nisën për mrekulli ndeshjen, me një seri prej 17:5 dhe duke pasur epërsi konstante në çerekun e parë, që e përfunduan në të mirë të tyre 36:26.

Epërsia më e lartë e prizrenasve ishte 15 pikë, 47:32, por më pas pejanët morën lojën në duar dhe deri në fund të pjesës së parë ngushtuan shifrat në 50:48.

Mysafirët nga Peja vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, ku kaluan për herë të parë në epërsi me rezultat 58:60, e vazhduan me lojë të mirë për 66:77, kurse pas 30 minutash, rezultati në semafor ishte 70:77 në favor të verdhezinjëve.

Perioda e katërt ishte mjaft interesante, ku tre minuta nga fundi rezultati ishte 92:93, por në fund Peja ishte më e vëmendshme dhe më e përqendruar, duke triumfuar me shifrat 92:100.

Te Ponte Prizreni u dalluan Divine Myles me 24 pikë e 10 asistime, Arti Hajdari me 25 pikë dhe Kwame Vaughn me 25 pikë.

Nërsa te Peja më të mirët ishin Brandon Walters me 25 pikë e 16 kërcime, Aj Walton me 15 pikë e 16 asistime, Lis Shoshi me 11 pikë e 10 kërcime.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale do të zhvillohet të martën në Prizren, kurse skuadra që shënon tri fitore do të kualifikohet në finalen e madhe të Five Star Superligës së Kosovës në basketboll.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore