Përballje

Peja dhe Bashkimi dominojnë ndeshjet e para të “Play Off”


Të dielën u luajtën dy ndeshjet e para të “Play Off” në superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja e parë ishte mes Pejës dhe Sigal Prishtinës e cila u mbyll me fitoren e pejanëve me rezultat të thellë 106:77.

Peja ishin dominantë që nga pjesa e parë ku kishin një epërsi prej 13 pikëve.

Më të mirët te Peja ishin Brandon Walters me 36 pikë e 16 kërcime, Lis Shoshi me 18 pikë e 14 kërcime dhe Laron Dandy me 23 pikë e 11 kërcime.

Ndërsa te Prishtina më të dalluarit ishin Fisnik Rugova me 16 pikë e 9 kërcime dhe Seth Leday me 15 pikë.

Befasia e parë e këtij playoffi ishte performanca dominante e Bashkimit në kohë shtesë përballë Golden Eagle Yllit.

Bashkimi mposhti therandasit me rezultat 94:79.

Koha e rregullt nuk i mjaftoi këtyre dy ekipeve për ta gjetur fituesin, ato shkuan në kohë shtesë pas një barazimi në kohën e rregullt me rezultat 75:75.

Koha shtesë ishte e gjitha e prizrenasve të cilët shënuan 19 pikë dhe therandasit shënuan vetëm katër për rezultatin përfundimtar me diferencë prej 15 pikëve.

Më të mirët te prizrenasit ishin Obinna Oleka me 30 pikë e 15 kërcime dhe Christian Lutete me 18 pikë.

Kurse, te therandasit më të mirët ishin Gëzim Morina me 17 pikë e 9 kërcime, Lg Gill me 18 pikë dhe Erjon Kastrati me 18 pikë po ashtu.

Skuadrat që shënojnë dy fitore do të kualifikohet në gjysmëfinale.

Ndeshja e dytë mes Pejës dhe Prishtinës do të luhet të martën në kryeqytet.

Ndeshja e dytë mes Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit do të luhet të martën po ashtu në Prizren.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore