Lajme

PDK shkarkon deputeten që iu bashkua VV-së: “Kurti i ka ofruar para të majme”


Partia Demokratike e Kosovës ka shkarkuar sot nga të gjitha funksionet deputeten Adelinë Grainca, pasi ajo “tradhëtoi votën e elektoratit të PDK-së dhe e shiti votën e saj për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente”.

Kështu është bërë e ditur nga një komunikatë për media nga PDK-ja.

“PDK ka qenë e njoftuar qysh mbrëmë se Albin Kurti ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme, privilegje dhe qasje në tenderë publikë për bizneset që kanë deputetja Grainca dhe familja e saj”.

Deputetja Adelina Graica nga Partia Demokratike e Kosovës, është bërë pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ka marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit/es.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore