Lajme

PDK kërkon që SHBA të përfshihet drejtpërdrejtë në dialogun Kosovë-Serbi


Pas arritjes në Prishtinë të zëvendës ndihmës sekretarit të SHBA-së, Mathey Palmer, menjëherë ka filluar takimet me përfaqësues të subjekteve politike.

Palmer bashkë me ambasadorin amerikan në Kososvë, Phlilip Kosnett, ka takuar edhe një delegacion të Partisë Demokratik të Kosovës, të prirë nga kryetari në detyrë, Enver Hoxhaj.

“Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga Sekretari i përgjithshëm, Uran Ismaili dhe anëtarja e kryesisë, Blerta Deliu Kodra kanë takuar në Prishtinë Zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Mathey Palmer dhe ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Phlilip Kosnett”, thuhet në komunikatën për medie të PDK-së.

Në njoftim thuhet se në këtë takim u diskutua edhe për Kosovë-Serbi.

“Në këtë takim është biseduar për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi, pritjet e PDK-së nga ky proces, që duhet të përfundojnë me njohjen e ndërsjellë, rolin opozitar të partisë në jetën politike të vendit si dhe tema të tjera me interes për vendin”.

Në takim kryetari në detyrë i PDK-së Enver Hoxhaj, thuhet se ka kërkuar që SHBA-të të kenë një rol të drejtpërdrejtë në dialogun me Serbinë.

“Kryetari Hoxhaj ka sqaruar pozicionin e PDK-së në raport me zhvillimet politike, dhe ka kërkuar një rol më të madh dhe të drejtpërdrejt të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog si partner strategjik i Kosovës”.

Pas arritjes në Kosovë, Palmer ka takuar edhe përfaqësuesit e LDK-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore