Shqipëria

PD depoziton në Gjykatën e Tiranës ndryshimet e dala nga Kuvendi Kombëtar i 17 korrikut


Partia Demokratike ka depozituar pranë Gjykatës së Tiranës kërkesën për ndryshimet e statutit të partisë dhe organeve të reja, të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të 17 korrikut.

Përkatësisht, Gjykata e Tiranës ka regjistruar çështjen. Shqyrtimi i saj do të bëhet nga gjyqtarja Blerina Muça.

Në kërkesën e PD-së janë pasqyruar ndryshimet në statut dhe organet e reja.

Kjo lëvizje erdhi disa ditë pasi ish-lideri i PD-së, Sali Berisha të shtunën e 11 dhjetorit mbajti Kuvendin Kombëtar me rreth 5 mijë delegatë dhe mijëra mbështetës për të shkarkuar kreun aktual, Lulzim Basha.

Nga “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD-së”, u miratuan disa ndryshime statutore dhe shkarkimi i Bashës.

Për këtë të fundit, fjalën e fundit e ka referendumi i 18 dhjetorit nga anëtarësia e PD-së.

Nga ana tjetër, Basha çdo vendim të dalë nga ky Kuvend e ka quajtur nul dhe 18 dhjetori do të jetë Kuvendi i vetëm Kombëtar i legjitimuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore