Lajme

Paypal lejon përdoruesit të transferojnë kriptomonedha në platforma të tjera


Gjigandi i pagesave Paypal ka filluar t’i lejojë përdoruesit të transferojnë kriptomonedha midis platformës së saj drejt portofolave digjital dhe platformave të tjera të shkëmbimeve.

“Kjo veçori është renditur vazhdimisht nga përdoruesit si një nga përmirësimet më të kërkuara që kur filluam të ofrojmë blerjen e kriptove në platformën tonë”, zbuloi Paypal.

Funksioni i ri u vu në përdorim duke filluar nga e marta e 7 qershorit.

Tani për tani, opsioni është i disponueshëm për përdoruesit e zgjedhur amerikanë, njoftoi Paypal, duke shtuar se do të shpërndahet për të gjithë përdoruesit e kualifikuar amerikanë në javët e ardhshme.

Përdoruesit mund të transferojnë kriptovalutat e mbështetura në Paypal dhe t’i largojnë kriptovalutat nga platforma “në adresat e jashtme të kriptove, duke përfshirë portofolat digjitalë dhe platformat e tjera të shkëmbimeve”.

“Ata gjithashtu mund t’i dërgojnë monedhat e tyre familjes dhe miqve të tyre në Paypal pa tarifa shtesë”, detajoi kompania.

Aktualisht, Paypal mbështet katër kriptovaluta: Bitcoin (BTC), Ethereum (ETH), Bitcoin Cash (BCH) dhe Litecoin (LTC).

Klientët e Paypal mund të përdorin gjithashtu kriptovalutat e tyre për të paguar për mallra dhe shërbime në miliona tregtarë duke përdorur “Checkout with Crypto”, një shërbim i nisur në mars të vitit të kaluar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore