Lajme

“Pavarësia e sistemit prokurorial gur themeli i shtetit të së drejtës” – Szunyog takon kryesuesin e KPK-së


Tomasz Szunyog dhe Jetish Maloku

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomasz Szunyog, këtë të martë ka takuar kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Malokun, me të cilin ka diskutuar për rëndësinë e reformave në drejtësi.

Në një postim në platformën sociale, X, diplomati çek ndër të tjera ka theksuar se pavarësia dhe llogaridhënia e sistemit prokurorial është gur themeli i shtetit të së drejtës.

“Patëm një diskutim konstruktiv me Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Maloku. Theksoi rëndësinë e reformave në drejtësi në përputhje me standardet evropiane dhe ritheksoi se pavarësia dhe llogaridhënia e sistemit prokurorial është një gur themeli i shtetit të së drejtës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore