Muzikë

Pas performancës në “Grammy 2024”, Dua Lipa publikon video klipin e këngës së fundit “Training Season”


Këngëtarja me popullaritet ndërkombëtar dhe origjinë nga Kosova, Dua Lipa ka mbaruar “stërvitjen” e shumë kërkuar të fansave të saj.

Kjo pasi që tre herë fituesja e çmimeve “Grammy”, 28 vjeçe, porsa ka publikuar këngën e dytë për albumin e saj të tretë në studio.

Kënga e re “Training Season” pason publikimin e saj në nëntor të vitit 2023 të “Houdini” dhe performancën e saj në “Grammys 2024”, ku ajo performoi një përzierje të këngës së ardhshme, “Houdini” dhe këngës së saj të nominuar për” Grammy”, “Dance the Night” ( nga kolona zanore e filmit “Barbie”).

“Duhet ta dish që kam nevojë për dikë që të më mbajë afër, më thellë se sa kam njohur ndonjëherë. Dashuria e të cilit ndihet si rodeo, di të marrë kontrollin kur jam i pambrojtur, ai flet drejtpërdrejt me shpirtin ti, mbingarkesa e bisedës, më bëri të ndjej marramendje”, këndon Dua në këngën e re.

“Kam nevojë për dikë që mund të shkojë atje, sepse nuk dua të të tregoj. Zemër, nëse nuk më bën të ditur, sezoni i stërvitjes ka mbaruar”, këndon ajo tutje.

Ylli i popit ndau atë që frymëzoi këngën e saj të fundit në një deklaratë për shtyp, shkruan People, transmeton AlbanianPost.

Dua Lipa në kopertinën e “Training Season”.

“Kisha qenë në një varg takimesh të këqija dhe e fundit ishte pika e fundit”, tha Lipa.

“Të nesërmen në mëngjes, mbërrita në studio tek kantautorët Caroline Ailin dhe Tobias Jesso Jr. duke thënë se ‘mësova se si shkoi gjithçka dhe menjëherë deklarova ‘Sezoni trajnues ka mbaruar’, dhe si bisedat më të mira të ‘ditës së mëpasme’ me shoqërinë ndikojnë në përmirësimin e gjendjes”, shtoi ajo.

“Dhe, ndërsa bëhet fjalë padyshim për atë ndjenjë kur sapo keni mbaruar duke u thënë njerëzve…meshkujve në mënyrë specifike në këtë rast, se si të dalim drejt jush; ka të bëjë gjithashtu me përfundimin e sezonit tim të stërvitjes dhe me rritjen time me çdo përvojë”, vazhdoi Dua.

Dua ka thënë tutje se s’ka pasur asnjëherë më tepër siguri sesa në pjesën e marrjes së frymëzimit për këtë këngë.

“Nuk jam ndjerë kurrë më e sigurt, e qartë apo e fuqizuar. Dhe ndërsa mund të ndodhë që sezoni i trajnimit të mos ketë mbaruar kurrë për asnjë prej nesh, ju filloni të shihni bukurinë në gjetjen e atij personi me të cilin do ta përjetoni atë. Ju ndaloni së kërkuari për të trajnuarit dhe bëheni më të interesuar të keni dikë aty ku jeni dhe dikë me të cilin të rriteni”, përfundoi ajo.

Videoklipi u drejtua nga Vincent Haycock dhe hapet me një varg faljesh dhe kërkesash për shansin e dytë.

Imazh i shkëputur nga video klipi i ri i Dua Lipës – “Training Season”.

Ai vazhdon me klipet e këngëtares “të rrethuar nga burra që konkurrojnë për vëmendjen e saj ndërsa skena fillon të kthehet në kaos”.

Lipa, Ailin, Jesso Jr., Danny L. Harle dhe Kevin Parker i Tame Impala shërbyen të gjithë si kompozitorë të këngës. Parker dhe Harle shërbyen gjithashtu si producentë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore