Sport

Pas ndeshjes ndaj Lazio-s, për Krasniqin interesohen shumë skuadra të mëdha evropiane


Ish-futbollisti i Ballkanit, Ermal Krasniqi, dhuroi një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e Ligës së Konferencës që skuadra e tij, CFR Cluj, u mposht me rezultat minimal 1:0 nga Lazio në “Stadio Olimpico”.

Pas kësaj ndeshje, shumë skuadra të mëdha evropiane janë interesuar për të marrë informacione për futbollistin kosovar.

Sipas mediave italiane, interes për Krasniqin kanë shfaqur Sassuolo, Udinese, Genoa, Fiorentina, Torino dhe Mallorca.

Ish-ylli i Ballkanit u ambientua shumë mirë me ekipin rumun, me të cilët qysh në ndeshjen e parë shënoi një gol dhe dhuroi një asistim.

Sidomos ndaj Lazio-s, 24-vjeçari dhuroi spektakël në fushë, i cili ishte protagonist në përjashtimin e mbrojtësit, Patric, i cili i ndërhyri i fundit, pasi Krasniqi dribloi thuajse gjithë mbrojtjen e Lazio-s.

Kujtojmë që Krasniqi u transferua në janar nga Ballkani në Cluj dhe ka kontratë me ta deri në verën e vitit 2026.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore