Lajme

Pas lirimit nga burgu, arrestohet bashkëpunëtorja e rastit ‘vrasja në valixhe’


Heather Mack, u arrestua të mërkurën në aeroportin O'Hare të Çikagos

Një vajzë nga Çikago, e cila kaloi shtatë vjet burg në Bali për vrasjen e nënës së saj në një hotel luksoz, është paditur dhe arrestuar pas kthimit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Heather Mack, 26 vjeç, u arrestua të mërkurën, kur mbërriti në aeroportin O’Hare të Çikagos, pasi u lirua herët pas sjelljes së mirë nga një burg në Bali, ku ishte dënuar me 10 vjet, për vrasjen e vitit 2014.

Ajo u dënua në vitin 2015, pasi në bashkëpunim me të dashurin kishte vrarë nënën e saj, ndërsa ishin me pushime në ishullin indonezian.

Pas vrasjes trupin e kishin futur në një valixhe dhe e kishin lënë në taksi, raporton The Guardian.

E deportuar nga Indonezia, ajo është paditur për të njëjtin krim në gjykatën amerikane me akuza për komplot për të vrarë në një vend të huaj si dhe komplot për të kryer vrasje të huaj të një shtetasi amerikan, tha Departamenti i Drejtësisë.

Mack ishte një adoleshente shtatzënë kur ajo, i dashuri i saj dhe një kushëri me bazë në SHBA dyshohet se komplotuan për të vrarë nënën e saj socialiste nga Çikago, Sheila von Wiese Mack, ndërsa ishte me pushime në Bali.

Heather Mack, nga Çikago, SHBA, mbërrin në një gjykatë në Bali në vitin 2015.

I dashuri, Tommy Schaefer, rrahu për vdekje viktimën 62-vjeçare me një tas frutash gjatë një debati në hotelin me pesë yje St Regis në qytetin turistik Nusa Dua.

Sipas intervistave që ajo dha, Mack kishte luftuar rregullisht me nënën e saj dhe të dy ishin në një betejë gjyqësore për një trashëgimi prej 1.6 milionë dollarësh.

Schaefer rrëfeu vrasjen gjatë gjyqit të tij, por pretendoi se ai po mbrohej gjatë një debati me viktimën, e cila ishte e pakënaqur që vajza e saj ishte shtatzënë.

Gjatë sulmit, Mack u fsheh në një banjë, por më vonë e ndihmoi Schaefer të vendoste trupin në një valixhe.

Ajo u dënua nga një gjykatë indoneziane me 10 vjet burg, ku lindi një vajzë.

Kurse Schaefer, babai i fëmijës, u dënua me 18 vjet burg.

Ndërkaq kushëriri i Mack, Ryan Bibbs, u deklarua fajtor në dhjetor 2016 në gjykatën federale në Çikago për dhënien e këshillave se si të vriste Von Weise Mack, tha Departamenti i Drejtësisë.

Vajza gjashtë vjeçare e Mack ishte në aeroplan me nënën e saj sipas avokatit të Mack, Brian Claypool.

Claypool tha se do t’i kërkonte gjykatës të hedhë poshtë akuzat e reja, duke argumentuar se konspiracioni ishte përfshirë në akuzat për të cilat Mack u dënua në Indonezi.

“Qeveria amerikane kishte një zgjedhje për të bërë në vitin 2015”, tha ai. “Ata mund të kishin luftuar për ta ekstraduar … dhe ta gjykonin atë në gjykatën amerikane. Ata nuk e bënë këtë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore