Jetesë & Stil

Pas 10 vjetësh ndahen edhe zyrtarisht Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver


Remove term: Arnold Schwarzenegger Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver

Mund të jetë divorci më i zgjatur në historinë e Hollywoodit – por pas 10 vitesh e gjysmë, aktori, Arnold Schwarzenegger dhe gazetarja, Maria Shriver janë sërish beqarë.

Shkurorëzimi i dyshes së famshme ishte ndërmjetësuar nga një gjyqtar privat, i cili e kishte nënshkruar divorcin në fillim të këtij muaji, por ai duhej të futej në sistemin gjyqësor nga një gjyqtar në detyrë, gjë që ndodhi ditë më vonë.

Sa i përket arsyes pse ky divorc zgjati kaq shumë – është një kombinim i mungesës së motivimit dhe një marrëveshjeje shumë të komplikuar për zgjidhjen e pronës.

Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver.

Siç raportoi TMZ, Arnold dhe Maria u ndanë vite më parë, dhe që të dy kanë qenë në lidhje të tjera, por qëndruan të përzemërt me njëri-tjetrin dhe shpesh bënin mbledhje familjare me 4 fëmijët e tyre.

Prishja në martesë ndodhi më shumë se një dekadë më parë, kur doli lajmi se Arnold kishte një fëmijë me kujdestaren e familjes.

Ai fëmijë, tani një i rritur – Joseph Baena, është tani një i diplomuar në universitet me ambicie aktrimi dhe me shumë gjasë do të ecë hapave të babait.

Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver.

Ndërkaq, zgjidhja e problemit mbi pronën vazhdon të mbetet konfidenciale. Por, burime pranë tabloideve amerikane kanë mësuar se bëhet fjalë për 400 milionë dollarë amerikanë, të cilët Arnold dhe Maria do t’i ndajnë bashkë.

Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver ishin u martuan me 26 prill të vitit 1986, në Hyannis të Massachusetts – dhe kanë katër fëmijë: Katherine, Christina, Patrick dhe Christopher.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore