Kosova

Partia e ekstremit të djathtë në Austri: Duhet të kemi një qasje neutrale në raport me marrëdhëniet Kosovë-Serbi


Ilustrim

Austria duhet të ndjek një politik neutrale në raport me marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e jo ta favorizojë njërën anë.

Kështu ka vlerësuar Partia e Lirës së Austrisë (FPO) – parti i ekstremit të djathtë në Austri.

“Kur shikon deklaratat e deputetit austriak, Lukas Mandl, atëherë duket qartë njëanshmëria në favor të Kosovës”, ka thënë anëtari i FPO-së në Parlamentin Evropian, Harald Vilimsky.

“Sidomos në këtë situatë të ndërlikuar, Austria duhet të veprojë si një vend neutral dhe nuk duhet të mbajë një pozicion të njëanshëm”, ka shtuar ai.

Harald Vilimsky

Në këtë rast eurodeputeti, Vilimsky, ka kritikuar qasjen e kolegut të tij austriak, Lukas Mandl, i cili sipas tij lobon vazhdimisht për Kosovën.

“Fjala vjen, Mandl është kryetari i shoqatës austriake ‘Miqtë e Kosovës, e cila punon për promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka shtuar Vilimsky.

Partia e Lirisë së Austrisë, është kundër pavarësisë së Kosovës.

Sipas partisë së në fjalë në rastin e Kosovës, duhet respektuar e drejta ndërkombëtare dhe rezoluta 1244 e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore