Zgjedhjet në Shqipëri

Partia Agrare Ambientaliste ‘mbjell’ urimin e parë për ‘korrjen’ e fitores nga Partia Socialiste


Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka, ka uruar të shtunën e 1 majit për fitoren e zgjedhjeve parlamentare, Partinë Socialiste.

Nëpërmjet kësaj deklarate, botuar në rrjetin social Facebook të PAA-së, Duka shkruan se dhënia e meritave ka qenë atribut, që e ka shoqëruar qysh në fillimet e tij politike, në vitin 2005.

Sipas tij, suksesi i mundshëm i qeverisjes së rikonfirmuar të Edi Ramës nuk është medalje për të, por një e mirë publike. Sa i takon kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ai shkroi se e ka ndjekur edhe kur nuk ka pasur të njëjtin mendim.

Ai solli në vëmendje “djegien” e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve vendore, për të cilat u shpreh se nuk ka qenë asnjëherë dakord, edhe pse ka respektuar vendimin e koalicionit. Ndërkaq në emër të PAA-së Agron Duka shprehet se merr përsipër gabimet e bëra dhe i uron kundërshtarit politik suksese në qeverisjen e ardhshme.

Lidhur me angazhimet për të ardhmen Duka shkruan se PAA-ja do jetë në shërbim të fermerëve , blektorëve, agro-përpunuesëve pra në shërbim të té gjithë shtresave për të cilat kjo parti ekziston si force politike.

Më poshtë deklarata e plotë e PAA-së dhe kryetarit Agron Duka:

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore