Lajme

Parlamenti rus ratifikon “njëzëri” marrëveshjet e Donbas-it


Parlamenti rus votoi për ratifikimin e marrëveshjeve që mbështesin bashkëpunimin politik dhe mbështetjen ushtarake për dy republikat separatiste të Donbas-it, Donetsk dhe Luhansk.

Kjo, pasi presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një shpallje që njeh pavarësinë e tyre.

Gjatë një seance të mbajtur, Duma, dhoma e ulët e parlamentit rus, mbështeti njëzëri marrëveshjet, me 400 deputetë që votuan pro.

Më herët, parlamentet e dy rajoneve ratifikuan njëkohësisht “Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit me Federatën Ruse”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore