Lajme

Parlamenti i Norvegjisë kërcënohet me bombë


Parlamenti i Norvegjisë është kërcënuar me bombë këtë të mërkurë të 3 prillit.

Policia e atjeshme ka bërë me dije sakaq se ka shtuar sigurinë rreth ndërtesës.

Ndërkohë, nga transmetimi i drejtpërdrejtë i videos së parlamentit, shfaqet se deputetët kanë vijuar me diskutimet e tyre.

“Ne jemi në vendngjarje për të siguruar parlamentin dhe për të parandaluar incidente të mundshme”, ka bërë me dije një zëdhënës i policisë.

“Nuk kemi asnjë informacion deri më tani se ka një kërcënim ndaj palëve të treta”, ka shtuar ai.

Kurse një zëdhënës i parlamentit ka bërë me dije se nuk ishte e mundur të hynte në ndërtesë dhe publiku ishte larguar nga ndërtesa teksa policia po hetonte çështjen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore