Përballje

Paris-i eliminohet nga Kupa e Francës… nga portieri i saj


Paris Saint-Germain është eliminuar nga Kupa e Francës në raundin e të 16-ave.

Skuadra e drejtuar nga Christophe Galtier, Nice, ka arritur një fitore të madhe brenda në “Parc Des Princes”, për të avancuar në çerekfinale të Kupës së Francës.

Në fakt, deri në këtë raund, Kupa e Francës iu drejtohet menjëherë penalltive – nëse koha e rregulltë përfundon në rezultat të barabartë.

Dhe pikërisht kështu ndodhi.

PSG, edhe pse me Messi-n e rikthyer, ishte me fat që ndeshjen e qoi deri në vazhdime.

Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino u dominua me statistika, duke shpëtuar në shumë raste pa pësuar gol.

Edhe pse raste kishte, gola nuk pamë.

Pas 90 minutave, portat ishin të paprekura dhe dy skuadrat iu drejtuan penalltive.

Gjatë llotarisë së 11 metërshave, të dy skudrat goditën nga shtatë herë.

Më e saktë ishte Nice duke shënuar gjashtë, kundër pesë herë që shënoi PSG.

Hero i skuadrës së Galtier ishte pikërisht portieri i huazuar nga PSG, Marcin Bulka, i cili priti penalltinë vendimtare për të dërguar skuadrën e Nice në çerekfinalet e Kupës së Francës – dhe duke shkaktuar kështu befasinë më të madhe të kompeticionit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore