Shqipëria

Parashikimi i motit, 7 janar 2022


Dita e premte e 7 janarit do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe inervalet me diell në pjesën e parë të ditës.

Do te kete reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave fillimisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe me kalimin e orëve reshjet përfshijnë edhe pjesën tjetër të vendit.

Në relievet e larta malore priten reshje të dobta dëbore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje 1-7m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era do të jetë e fortë dhe me shpejtësi deri në 12-15m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 3 deri 7°C, në zona e ulta  3 deri 16°C dhe në zona bregdetare 6 deri 16°C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore