Shqipëria

Parashikimi i motit, 29 tetor 2021


Dita e premte e 29 tetorit parashikohet të jetë me mot të kthjellët.

Orët me diell do të jenë mbizotëruese si dhe do të ketë vranësira të pakëta kalimtare, kryesisht në juglindje. Gjatë mëngjesit nuk do të mungojë mjegulla dhe vesa.

Era do të fryjë me drejtim verilindje e  juglindje e lehtë dhe përkohësisht në mesditë mesatare në bregdet. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 deri 2 ballë.

Temperaturat nuk do të pësojnë luhatje të ndjeshme: në zona malore 1 deri 16 °C, në zona e ulëta 5 deri 24 °C dhe në zona bregdetare 9 deri 23 °C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore