Shqipëria

Parashikimi i motit, 16 gusht 2021


E hëna e 16 gushtit do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme.

Era do të fryjë e lehtë në mesatare, me shpejtësi deri në nëntë kilometra në orë, me drejtim nga lindja në perëndim. Në qarkun Kukës priten reshje lokale të dobëta

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) pohon se rreziku nga zjarret do të jetë “i moderuar” veçanërisht në qarqet Kukës (v), Vlorë (v) dhe Shkodër (vl).

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 23 – 36 °C, në vendet e ulëta 22 – 36 °C dhe në vendet malore 15 – 31°C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore