Shqipëria

Parashikimi i motit, 1 dhjetor 2021


Ditën e mërkurë të 1 dhjetorit, Shqipëria do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të ftohta.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të jenë të dendura në orët e mbrëmjes.

Për shkak të temperaturave të ulëta, në zonat malore pritet prani e akullit përgjatë akseve rrugore.

Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe juglindja mesatare dhe përgjatë bregdetit do të jetë e vrullshme. Valëzimi në dete do të jetë i forcës tre ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore -4 deri 8°C,  në zona e ulëta 3 deri 16°C dhe në zona bregdetare 4 deri 16°C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore