Lajme

‘Pandora’, tanimë edhe me diamante të prodhuar në laborator


Pandora, prodhuesi i bizhuterive që njihet më së shumti për byzylykët e saj të argjendtë, do të ndalojë shitjen e diamanteve të minuar.

Sipas shefit ekzekutiv të kësaj kompanie, Alexander Lacik, “do të përqendrohen në gurë më të përballueshëm, të qëndrueshëm, të prodhuar në laborator”.

“Diamantet nuk janë vetëm përgjithmonë, por janë për të gjithë”, tha të martën e 4 majit Lacik.

Kështu, kompania daneze ka nisur të prodhojë një koleksion të ri nga dora e njeriut.

Shefi i kësaj kompanie, e cila prodhoi rreth 85 milionë stoli vitin e kaluar, duke shitur 50 mijë diamante, tha se synimi është i qartë: transformimi i tregut nga stolitë me diamante, në produkte të përballueshme nga të gjithë.

Pranimi në rritje i diamanteve të prodhuara nga të rinjtë e sotëm, ka tërhequr vëmendjen nga gurët më pak të kushtueshëm. Kjo ka garantuar se gurët nuk do të vijnë nga zonat e konfliktit, duke nxitur firma të tilla si De Beers që t’i japin fund politikës së saj të vjetruar për të shmangur xhevahiret sintetikë në stolitë e saj.

Çmimet e diamanteve të prodhuar në laborator kanë rënë gjatë dy viteve të fundit pas kthesës nga De Beers në 2018 dhe tani janë deri në 10 herë më të lira se diamantet e minuar, sipas një raporti nga Bain & Company.

Koleksioni i ri i Pandora-s me diamante të prodhuar në laborator do të nisë fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga viti i ardhshëm do të jetë i disponueshëm në tregjet e tjera kryesore, tha ajo.

Pandora, e cila deri më tani ka marrë diamante të minuara nga KGK Diamonds, gurët e prodhuar në laborator do t’i marrë në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Përshtatur nga Reuters për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore