Lajme

Palmer në Sarajevë – “Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës duhet të jetë e balansuar me Republika Srpska-n”


i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Reformën Zgjedhore në Bosnje dhe Hercegoivinë, Matthew Palmer

“Për të fuqizuar kornizën institucionale të BeH-së, është e domosdoshme të bëhet Reforma Zgjedhore. Institucionet e forta dhe funksionale janë gjëja më e rëndësishme që BeH të del nga kriza politike e tanishme”.

Kështu deklaroi i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Reformën Zgjedhore në Bosnje dhe Hercegovinë, Matthew Palmer, pas takimit me anëtarët e kolegjiumit të të dyja dhomave të Kuvendit Parlamnetar të BeH-së.

Ai u shpreh se është e rëndësishme që Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës (FBeH) të jetë e balansuar me entitetin serb të Republika Srpska-s (RS) në Bosnje dhe Hercegovinë (BeH).

Palmer tha se “nuk është mjet dytësor arritja e një marrëveshje për reformën zgjedhore dhe ndryshimet e kufizuara kushtetuese”.

Ai tha se është e rëndësishme që qytetarët e BeH-së të kenë mundësinë të konkurrojnë në një garë të barabartë në terme të poizicioneve të niveleve të ndryshme.

Diplomati amerikan thotë se perspektiva evropiane e BeH duhet të jetë në linjë me kornizën e Dejtonit për tri popujt konstituentë; dhe zonën e Bërçko-s.

“E treta, është e rëndësishme që institucionet e Federatës të jenë funksionale. Çfarë është gjithashtu e rëndësishme është që FBeH të jetë në ekuilibër me Republika Srpska-n, që do të bënte një sistem funksional të Dejtonit”, u shpreh ai, transmeton ‘Radio Sarajeva’.

Ai theksoi se “është e rëndësishme që të drejtat e popujve përbërës të pasqyrohen në kuadrin institucional”.

Palmer bëri të ditur se “ne mund të jemi ndërmjetësues në bisedime, por u mbetet partive politike ta kuptojnë këtë dhe të arrijnë kompromise”.

“E gjithë kjo mund të arrihet, por nuk është e lehtë. Dhe ka mbetur shumë pak kohë. Është e rëndësishme të vazhdohet me planifikimin e zgjedhjeve në vjeshtë dhe nëse bëhen ndryshime në sistemin zgjedhor, ato duhet të jenë të paktën gjashtë muaj. më parë”, përfundoi Palmer.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore