Sport

Pakt mes Raiola-s dhe Laporta-s për Haaland-in, zbulohen kushtet


Sipas medias spanjolle “Deportes Cuatro”, Barcelona ka një mundësi për të nënshkruar verën e ardhshme, Erling Haaland-in nga Borussia Dortmund-i.

Objektivi numër një i merkatos së verës për Barcelona-n duket se e preferon kalimin në “Camp Nou”. Agjenti i tij, gjithshtu do e shtynte në Katalonjë, nëse Kylian Mbappe transferohet te Real Madrid-i.

Sipas asaj që ka mësuar “Deportes Cuatro”, Raiola dhe presidenti i Barcelona-s, Joan Laporta, janë takuar për të folur mbi të ardhmen e norvegjezit.

Gjatë ceremonisë së shpërndarjes së çmimeve “Golden Boy” në Torino, më 13 dhjetor, Raiola dhe Laporta patën një takim kokë më kokë.

Nga ky takim u nxor një përfundim i qartë për të dy palët. Haaland-i do të mund të luajë për Barcelona-n, nëse spanjollët arrijnë të mbledhin në kohë paratë e nevojshme për koston e transferimit, rreth 100 milionë euro.

Sulmuesi norvegjez dëshiron të jetë lideri i një projekti të ri dhe fitues. Laporta i ka premtuar Raiola-s dhe babait të Haaland-it se rivaliteti me Mbappe-n, që sipas gjasave do të jetë i Real-it në verë do e rriste më shumë si lojtar.

Pra, po projektohet që dueli i viteve të fundit, Lionel Messi – Cristiano Ronaldo të kalojë në duelin Haaland – Mbappe.

Palët e kanë dakordësin në parim. Tashmë Barcelona-s do i duhet te gjejë 100 milionë eurot për të paguar te Dortmund-i, si dhe të mbulojë shpenzimet e pagës.

Kontrata e Haaland-it me Barcelona-n mund të jetë trevjeçare me opsion rinovimi edhe për dy vite të tjera. Ndërsa, paga bruto që kërkohet kap shifrën e 30 milionë eurove.

Duke parë vëshirësitë financiare dhe problemet me kufirin e pagave, Barcelona do të duhet të largojë disa lojtarë me peshë, para se të bëjë tentativën për Haaland-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore