Lajme

Pakistani arreston 7 militantë Shiitë


Njësia e anti-terrorizmit dhe agjencia e inteligjencës e e Pakistanit arrestuan shtatë të dyshuar për sulme ndaj muslimanëve suni.

Forcat policore sulmuan vendet e fshehta të një grupi militant shiit të jashtëligjshëm në provincën lindore të Punjab-it.

Ky grup pretendohej se donte të sulmonte udhëheqësit e grupeve rivale të muslimanëve suni.

Grupi u arrestua në tre bastisje të ndara në qytetet Sargodha, Khusab dhe Sahiwal.

Të dyshuarit drejtoheshin nga udhëheqësi i militantëve, Mehmood Iqba.

Forcat pakistaneze të sigurisë shpesh bëjnë arrestime të tilla.

Arrestimi erdhi pasi militantët suni vranë 11 minatorë shiitë, të rrëmbyer në Baluchistani-n jugperëndimor.

Minatorët e vrarë ishin nga komuniteti Hazara, i cili ka qenë në shënjestër në mënyrë të përsëritur nga militantët sunitë.

Protestat e shiitëve po vazhdojnë për ditën e pestë në Quetta.

Shiitët kanë kërkuar një goditje kundër grupit të jashtëligjshëm sunit të Sipah-e-Sahaba-s.

Ky grup akuzohet për vrasjen e shumë muslimanëve shiitë në Pakistan në vitet e fundit./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore