Lajme

Osmani për aksionin e policisë: Qëndrueshmëria e veprimeve varet nga koordinimi me aleatët


Vjosa Osmani

Qëndrueshmëria, jetëgjatësia dhe suksesi i veprimeve si ai i policisë së Kosovës në Veri këtë të premte varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo, në një status të shkurtër në llogarinë e saj në Facebook, është treguar e paqartë kur edhe e ka quajtur legjitim aksionin, por në anën tjetër ka kërkuar koordinim me ndërkombëtarët, të cilët e kritikuan ashpër atë që ndodhi në Veri.

Megjithatë, Osmani shkruan se “veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiç-it janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim”.

Presidentja ka cituar edhe Kushtetutën e Kosovës, për të deklaruar se “sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm, ndaj mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore