Kosova

Osmani në akademinë diplomatike të Vjenës, flet për integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në një ligjëratë në Universitetin e Vjenës.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate dërguar mediave, ku thuhet se do të diskutohet për integrimin ndërkombëtarë të Kosovës.

“Presidentja Vjosa Osmani flet sot për momentumin e ri të integrimit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe Evropë, në një ligjeratë dhe bashkëbisedim të organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës (Shkolla e Vjenës për Studime Ndërkombëtare), Instituti Austriak për Politikat Evropiane dhe të Sigurisë, si dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri”, thuhet në njoftim.

Më 29 mars, Osmani kishte marrë pjesë edhe në Samitin për Demokraci të organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Ajo deklaroi se Kosova do të bëjë çdo gjë të forcojë demokracinë jo vetëm brenda kufijve të saj, por edhe më gjerë.

“Do të bëjmë punë të palodhshme për ta ruajtur demokracinë, për t’i larguar forcat destabilizuese nga rajoni jonë e për të shmangur autokratët, apetiti i të cilëve për shkatërrim e luftë mbetet i fuqishëm. Siç ka thënë presidenti Joe Biden së fundi, autokratët duhet të kundërshtohen e jo të kënaqen”, tha Osmani.

Teksa ka ftuar shtetet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës t’i bashkohen 117 shteteve të Kombeve të Bashkuara që tashmë e kanë bërë të njëjtën gjë, ndërsa shfrytëzoi rastin për t’i falenderuar të gjitha shtetet që kanë ndihmuar të ndalohet gjenocidi në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore