Lajme

Osmani kërkon nga Nehammer mbështetje për integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, ku kanë biseduar për sigurinë në Kosovë dhe rajon.

Gjithashtu, në këtë takim është diskutuar edhe për raportet bilaterale mes Kosovës dhe Austrisë, nga ku Osmani i ka kërkuar kancelarit austriak Nehammer, mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën në rrugën e integrimit euro-atlantik.

“Austria është mike dhe mbështetëse e kahershme e Kosovës. Pata kënaqësinë sot ta pres në takim kancelarin austriak Karl Nehammer nga i cili kërkova mbështetjen për integrimin e shtetit tonë në strukturat euro-atlantike”.

“Diskutuam edhe për bashkëpunimin e mëtejmë bilateral ndërmjet të dyja vendeve. Me partner të fuqishëm si Austria, edhe Kosova ndihet më e fuqishme!”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore