Kosova

Osmani: E trishtuar nga tragjedia në Seul


“E trishtuar nga tragjedia që ka ndodhur në Seul”.

Kështu ka shkruar në Twitter presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi në Kore të Jugut gjatë festimeve të “Natës së Shtrigave” vdiqën 151 persona.

“Me mendje jemi me të dashurit e atyre që kanë vdekur dhe me popullin e Koresë së Jugut. U urojmë shërim të shpejtë të lënduarve dhe forcë për ekipet emergjente”, ka shkruar Osmani.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol ka shpallur një periudhë zie kombëtare. Kjo, pas një përplasjeje vdekjeprurëse të Halloween-it në kryeqytetin e vendit, Seul.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë vendase, duke cituar fjalën e kreut të shtetit. Deri më tani, janë rreth 151 njerëz të cilët u vranë në një përplasje turme në lagjen Itaewon të Seulit.

Të afërmit e shqetësuar u dyndën në spitalet e qytetit duke kërkuar për anëtarët e familjes së tyre të humbur.

Zyrtarët e zjarrfikësve thanë se shumica e viktimave ishin gra dhe të rinj rreth të 20-tave dhe përfshinin 19 të huaj nga Irani, Uzbekistani, Kina dhe Norvegjia.

82 persona të tjerë u plagosën gjithashtu, 19 prej tyre në gjendje të rëndë.

Disa raporte të mediave lokale më herët thanë se përplasja ndodhi pasi një numër i madh njerëzish nxituan të largoheshin nga një bar.

Koreja e Jugut shpall zi kombëtare, 151 të vrarë nga shtypja e turmës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore