Lajme

Osmani e Kurti urojnë Pashkët


Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Ndërsa të dielën e 9 prillit besimtarët katolik në të gjithë botën festojnë pashkët, krerët institucional të vendit kanë uruar besimtarët katolik.

Për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, festat sikur pashkët, na rikujtojnë se fuqia e shpresës, besimit e dashurisë, gjithmonë triumfon mbi sfidat më të mëdha.

“Pashkët janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, mbështetjes, humanizmit e solidaritetit, të cilat populli ynë vazhdon t’i kultivojë në vazhdimësi. Uroj që Pashkët sot të jenë të mbushura me festë e gëzim, e shtëpitë tuaja me begati! Për shumë motë, gëzuar Pashkët!”, ka shkruar Osmani në rrjetin e saj social në Facebook.

Pashkën besimtarëve katolike e protestantë ka uruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sipas tij më shumë se kurrë Kosova ke nevojë për besim, mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë, në atë mënyrë për të kaluar të gjitha pengesat me durim.

Festa e Pashkës, sipas Kurtit, është festë e shpresës, besimit dhe dashurisë së përjetshme, ku jeta mposht vdekjen dhe drita mposht errësirën.

“Le t’ia përkujtojmë njëri-tjetrit se me më shumë vendosmëri e besnikëri, të inkurajuar nga shpresa e të mbrujtur nga përkushtimi, së bashku, ndërtojmë një shoqëri të mirëkuptimit dhe solidaritetit”.

“Le të frymëzohemi nga gëzimi që vjen pas sakrificës së madhe, nga gëzimi i ringjalljes, nga kumti i Pashkës për më shumë përgjegjësi dhe unitet”.

Pashkët – Cila është simbolika e ringjalljes së Krishtit?

Pashkët janë kremtimi i ringjalljes së Jezusit nga varri, në ditën e tretë pas kryqëzimit të tij. Pashkët janë profecia e përmbushur e Mesisë, që do të përndiqej, do të vdiste për mëkatet e njerëzimit dhe do të ngrihej në ditën e tretë.

Në Dhjatën e Re të Biblës, ngjarja thuhet të ketë ndodhur tri ditë pasi Jezusi u kryqëzua, nga romakët dhe vdiq në vitin 33 pas lindjes së tij.

Sipas Dhjatës së Re, romakët arrestuan dhe persekutuan Jezusin, sepse ai pretendonte të ishte “Biri i Zotit”.

Për të provuar pretendimin e tij, ai dha disa profeci që përfshinin gjithashtu përndjekjen dhe ringjalljen e tij.

Besnik i fjalës së tij, ai u ringjall dhe trupi i tij u zhduk ditën e tretë. Më pas, kjo ditë e paharrueshme tani e në vazhdim njihet si Pashkët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore