Lajme

Osmani: 23 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin kundër popullit të Kosovës


Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka kujtuar 23 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

E para e shtetit lëshoi një cicërimë në Twitter, duke thënë se NATO kishte ndërhyrë për ta ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër populli të Kosovës.

Ajo theksoi se u janë mirënjohës aleatëve të cilët mbështeten Kosovën në rrugën drejtë lirisë dhe demokracisë.

E para e shtetit shtoi se tani më shumë se kurrë, bota demokratike duhet ta kujtojë këtë histori suksesi.

“23 vjet më parë, NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër popullit të Kosovës. Ne u jemi përjetësisht mirënjohës aleatëve tanë për mbështetjen e rrugës sonë drejt lirisë dhe demokracisë. Tani më shumë se kurrë, bota demokratike duhet ta kujtojë këtë histori suksesi”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore