Lajme

Osmani: 11 shtatori ndryshoi rrjedhën e historisë


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar me rastin e përvjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se “ka ndryshuar rrjedhën e historisë”.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, e para e shtetit ka thënë se përmes këtyre vlerave definohet miqësia e përhershme me SHBA-në.

“Sot, krahas aleatëve tanë amerikanë, nderojmë 3 mijë viktimat e sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa riafirmojmë përpjekjet tona të çdoditshme në mbrojtje të lirisë e demokracisë, vlera të cilat definojnë miqësinë dhe partneritetin tonë të përhershëm”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Në sulmet e vitit 2001 në Kullat Binjake në New York humbën jetë 2 mijë e 977 njerëz, pa përfshirë 19 rrëmbyesit e avionëve që goditën ndërtesat.

Pavarësisht se sa kohë kalon që nga 11 shtatori 2001, autoritetet sigurojnë se do të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për t’u siguruar që të gjithë ata që kanë humbur, të ribashkohen me familjet e tyre.

Më 11 shtator 2001, e gjithë bota do të tronditej nga një sulm terrorist që goditi zemrën e SHBA-ve – World Trade Center.

Me autorësinë e marrë nga Osama bin Laden, kreu i al-Qaeda-s, amerikanët do të nisnin një mësymje në Afganistan, e cila do të zgjaste 20 vjet.

Dy dekada më pas, asgjë nuk është më e njëjtë, por gjithçka, duket si më parë!

Bota ndryshoi radikalisht, por fytyra, i mbeti e njëjtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore