Jetesë & Stil

Orlando Bloom shpalosë detaje nga shpenzimi i kohës me fëmijët e tij


Aktori anglez Orlando Bloom ka treguar të veçantat e shpenzimit të kohës me familjarët e tij.

Alumi i “Pirates of the Caribbean”, 47 vjeç foli rreth asaj se si duket koha e familjes për të në një klip ekskluziv nga prapaskenat përpara paraqitjes së aktorit në specialen tre-pjesëshe “Peppa Pig” që transmetohet duke filluar nga 25 marsi në Nickelodeon, shkruan People, transmeton AlbanianPost.

Katy Perry dhe Orlando Bloom me fëmijët e tyre.

“Koha e familjes është, për mua, një vakt së bashku. Ulja në një tryezë”, thotë Bloom.

“Kjo është të dalësh në një shëtitje ose të shkosh në një aventurë. Janë lojëra, është lojë. Është lidhje. Është mbajtja për dore dhe përqafimi. Dhe t’u thuash njerëzve se i do shumë”, shtoi Bloom.

Bloom është baba i vajzës Daisy, 3 vjeçe të cilën e ndan me të fejuarën Katy Perry, 39 vjeçe. Ai është gjithashtu baba i djalit Flynn, 13 vjeç, të cilin e ndan me ish-gruan Miranda Kerr, 40 vjeçe.

Në nëntor, vajza e Bloom bëri paraqitjen e saj të parë publike teksa ndoqi koncertin e nënës së saj në Las Vegas.

Ndërsa këngëtarja prezantoi këngën e saj të vitit 2008 “Hot n Cold”, ajo e ndërpreu kendimin për një sekondë që të mund të bërtiste emrin e vajzës së saj të vogël, të cilën e mirëpriti në gusht të vitit 2020.

“Daisy! Unë të dua shumë”, tha Perry, siç shihet në pamjet e kapura nga fansat në videon virale në X.

“Ti je shoqja ime më e mirë, jam shumë e lumtur që je këtu”, pati shtuar Perry.

“Unë do ta këndoj këtë këngë tjetër – mendoj se e dini?” vazhdoi mamaja krenare, duke folur drejtpërdrejt me vajzën e saj, e cila u pa me një kostum Minnie Mouse në audiencë.

Në vitin 2022, Perry rrëfeu detajin se si vajza e saj është një kombinim mes Katy dhe Orlandos.

“Daisy është e mrekullueshme. Ajo është një kombinim i imi dhe babait të saj, që ne jemi të patrembur dhe thjesht personazhe të mëdhenj. Kështu që kombinimi i ne të dyve po del padyshim”, pati thënë ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore