Opinione / Politikë

Dhuna në Capitol dhe SHBA si eksportuese terrorizmi


Matthew Levitt

Kur turma e dhunshme sulmoi Capitolin e SHBA-së, disa milje larg shtëpisë sime dhe në televizor shfaqeshin skenat e dhunës dhe terrorizmit, në telefonin tim vërshuan mesazhe nga miq në të gjithë botën.

Të gjitha vinin nga vende që zakonisht konsiderohen më pak të qëndrueshme dhe shumë më pak demokratike se Shtetet e Bashkuara. I sigurova që isha mirë fizikisht, por tejet i tronditur.

Unë mesa duket jetoj në një republikë ku turmat politike sulmojnë legjislativin, kur kandidati i tyre humbet zgjedhjet dhe avokati i tij personal u thotë ushtarëve të tij këmbësorë: “Le ta vendosim me luftë!”

Presidenti Donald Trump dhe çdo politikan që mbështeti gënjeshtrën se zgjedhjet u vodhën, mbajnë përgjegjësi për grumbullimin e mbështetësve që prishën numërimin e votave të Kolegjit Zgjedhor, që do të konfirmonte fitoren e Joe Biden.

Rezultatet e dhunës në Capitol nuk kërcënojnë vetëm institucionet e brendshme të SHBA-së, por edhe interesat tona të sigurisë kombëtare. Dhe kjo sepse, fatkeqësisht, sepse ne jemi bërë nxitës të ekstremizmit të djathtë, duke dëmtuar një nga ‘armët’ tona më të forta në sigurimin e pozitës tonë ndërkombëtare: shembullin tonë.

Gjatë administratës Trump, Shtetet e Bashkuara kanë qenë si një strehë për ekstremizmin e të djathtëve. Në të njëjtën mënyrë, SHBA-ja dhe të tjerët nxitën Arabinë Saudite për të ndërmarrë veprime të prekshme për të frenuar përhapjen e ideologjisë xhihadiste në vendet përreth botës, komuniteti ndërkombëtar sot po bën presion që Amerika të adresojë rritjen të fanatizmit të ekstremit të djathtë këtu dhe përhapjen e tij jashtë vendit.

Anëtarët e supremacistëve të bardhë dhe lëvizjeve të tjera të ekstremit të djathtë kanë udhëtuar për të luftuar në konfliktet jashtë dhe për të marrë pjesë në kampe trajnimi në toka të huaja. Ata komunikojnë me njëri-tjetrin përtej kufijve dhe oqeaneve, frymëzojnë njëri-tjetrin dhe dërgojnë fonde për të mbështetur njëri-tjetrin. Si rezultat, ajo që dëshmuam në Capitol Hill të SHBA-së, nënvizon shqetësimet e aleatëve tanë në lidhje me aftësinë tonë për të luftuar me këtë kërcënim brenda territorit të SHBA.

Veprimet e Trump gjatë gjithë presidencës së tij kanë kontribuar në nxitjen e terrorizmit. Gjatë katër viteve të fundit “ndalimi i myslimanëve”, mosgatishmëria e tij për të dënuar grupet e supremacistëve të bardhë, kanë dëmtuar ndjeshëm qëllimin e administratës për të bashkëpunuar me komunitetet në parandalimin e terrorizmit.

Tani Amerika shihet si një “tigër prej letre” për kundërshtarët e saj kur forca e institucioneve të saj, proceset demokratike dhe angazhimi për sundimin e ligjit vihen në dyshim.

“Në sytë e botës”, u ankua Josep Borrell, diplomati i lartë i Bashkimit Evropian, “demokracia amerikane shfaqet nën rrethim”.

 


Lajmet kryesore