Shqipëria

Operacioni “Morinë”, transportonin emigrantë të paligjshëm 6 të arrestuar


Paraditen e 1 tetorit ka rënë në prangat e policisë Kukës 6 shtetas të cilët jepnin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Ndërsa po procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Në vijim të operacionit “Morinë” janë arrestuar shtetasit B. M., 32 vjeç (i dënuar më parë), J. V., 35 vjeç dhe A. S., 29 vjeç- të tre banues në Tiranë, M. O., 28 vjeç, banues në Kukës, A. S., 26 vjeç, banues në Shkodër dhe F. F., 52 vjeç, banues në Prishtinë.

Të gjithë këta shtetas me automjete të ndryshme po transportonin emigrantë të paligjshëm, kundrejt dëmshpërblimit më premtimin drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Ata po ndiqnin itinerarin nga Kukësi drejt kalimit të kufirit në Kosovë.

32-vjeçari rezultonte një person me precedent penal, i cili ishte dënuar më parë për drejtim mjeti të parregullt. Po ashtu ishte i shpallur në kërkim nga Policia Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ky i fundit në momentin që u ndalua nga policia po drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Në gjendje të lirë po procedohet shtetasi F. M., 54 vjeç.

Konkretisht u sekuestruan në cilësinë e provës materiale shtatë automjete.

Ndërkohë këto i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore