Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ishte i ftuar ditën e hënë në emisionin, Open, në Top Channel. Diskutimi u fokusua te procesi, rëndësia dhe nevoja e votimit nga emigrantët e diasporës.
Ministri i bëri thirrje Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ( KQZ) ta zbatojë ligjin pa vonesë dhe kërkoi që të mos vonohet duke pritur konsensusin nga opozita.
Majko vuri theksin se ka informuar rregullisht KQZ-në. “KQZ-ja duhet të zbatojë ligjin. Emigrantët kanë të drejtën të votojnë”, theksoi ai.
Ministri i Diasporës mori shembull Kosovën dhe sqaroi se atje po votohet me postë. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe në Shqipëri. Ekziton mundësia që të votohet edhe online, shtoi ai.
Për të evituar akuzat e vjedhjeve të votave me postë, Majko u shpreh se procesi i postës do të kryhej nga kompani ndërkombëtare.
Majko tha se nuk e kuptonte përse Partia Demokratike(PD) ishte kundër votave të emigrantëve. Ai tha se këta të fundit vijnë nga një nivel kulturor dhe ekonomik tjetër. “Nuk kanë asnjë presion për të votuar Ramën”, shtoi ministri.
Gjithashtu sqaroi se emigrantët do të kenë përfaqësues gjatë numërimit të votave. Kjo, për të rritur sa më shumë transparencën me publikun.
Shqiptarët të cilën kanë dorëzuar pasaportat e tyre dhe janë mbajtës të një pasaporte tjetër, nuk kanë të drejtë të votojnë. Por, shtoi ai, nëse personi posedon dy pasaporta, mjafton që njëra të jetë shqiptare dhe mund të votojë.
Mandati i tretë
Ministri i Diasporës, foli edhe për mandatin e tretë të Partisë Socialiste (PS).
Ai tha se opozita po ndjek një strategji të gabuar.
Ata duan “o të gjithën, o asgjë”, tha Majko.
“PD-ja humbur një betejë të madhe, që është menagjimi i humbjes”.
Majko tha se PS dëshiron te hyjë në histori duke marrë mandatin e tretë.
“Në mandatin e tretë, ne do të rishohim veten. Nganjëherë të shikosh veten në pasqyrë është më e vështirë se të krijosh një gjë të re”.
Ish kryeministri, tregoi se edhe ku do të kandidonte. “Unë do të jem kandiat në njësinë nr.5. Ne jemi të privilegjuar që jemi në listat e PS-së”, tha Majko.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Beci: Të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve, institucionet të veprojnë
-
Travel off Path: Shqipëria, destinacioni me rritjen më të shpejtë në Evropë
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
Lajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel