Lajme

Omicron përhapet edhe në Antarktidë – pavarësisht masave të rrepta


Studiuesit polarë belgë janë infektuar me variantin Omicron në Antarktidën e largët.

Kjo, pavarësisht se kanë marrë masa të rrepta shëndetësore.

Shkencëtarët ishin plotësisht të vaksinuar dhe kilometra larg qytetërimit.

Dy të tretat e një stafi prej 25 studiuesish me bazë në Stacionin Polar të Princeshës Elisabeth të Belgjikës janë infektuar sakaq.

Përhapja e Omicron ndodhi pavarësisht se i gjithë stafi kaloi teste të shumta PCR-je.

Ata u karantinuan duke jetuar në një nga vendet më të largëta në botë.

Situata ka shkaktuar dhe hilaritet në rrjet, të cilët e kanë krahasuar ngjarjen me filmin “The Thing” të John Carpenter.

Gjatë thriller-it fantashkencor, një formë jete aliene infekton punëtorët në një stacion të Antarktidës.

Ndryshe nga filmi, asnjë nga belgët e infektuar nuk ka shfaqur ndonjë simptomë të rëndë.

Të 25 studiuesit ishin plotësisht të vaksinuar dhe njëri kishte inokuluar dhe dozë përforcuese.

Para se të niseshin për në stacion, ata iu nënshtruan një testi PCR-je në Belgjikë dy orë përpara se të fluturonin për në Afrikën e Jugut.

Në Afrikën e Jugut, ata u karantinuan për 10 ditë dhe bënë një tjetër test PCR.

Një test i mëtejshëm ishte i nevojshëm kur u larguan nga Cape Town për në Antarktidë dhe një i fundit pesë ditë pas kësaj.

Një person rezultoi pozitiv shtatë ditë pasi mbërriti në stacion më 14 dhjetor.

Personi ishte i izoluar, por testet zbuluan se dy të tjerë ishin infektuar me virusin. Të tre u evakuuan më 23 dhjetor, por virusi ka vazhduar të përhapet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore