Muzikë

Olivia Rodrigo kundër kufizimeve të abortit në SHBA, shpërndanë kontraceptivë falas në koncertin e saj


Këngëtarja latine Olivia Rodrigo vuri në dispozicion kontracepsionin e urgjencës falas për pjesëmarrësit në koncertin e saj përgjatë turneut “Guts” , si pjesë e iniciativës së saj të vazhdueshme të “Fund 4 Good”.

Siç shihet në mediat sociale, kontracepsioni i urgjencës falas dhe prezervativët për të pasur kujdes për abortin u vunë në dispozicion brenda ambienteve të stadiumit ku po zhvillohej koncerti i Rodrigos, shkruan CNN, transmeton AlbanianPost.

Kontraceptivët u siguruan nga “Right By You”, një organizatë lokale që ndihmon të rinjtë të kenë qasje në kujdesin riprodhues.

Fondi i Abortit në Missouri bashkëpunoi me “Right By You” për të ndihmuar në shpërndarjen e produkteve, sipas një video që organizata postoi në faqen e tyre në Instagram që tregonte tryezën që ata ngritën me produktet e ndryshme që shpërndanë.

CNN ka raportuar më parë se aborti është i ndaluar në Misuri, pa përjashtime për përdhunimin apo incestin.

Rodrigo njoftoi se nga një pjesë e shitjeve të biletave nga koncerti i asaj dite do të përfitonte organizata e Burimeve të Abortit të Nebraska dhe Fondi i Qasjes së Abortit në Iowa si pjesë e iniciativës në vazhdim.

Imazhet e mediave sociale tregonin tekstin ku lexohej: “Të financohet aborti? Është një ide e mirë, apo jo?” e cila është formuluar në të njëjtën mënyrë si kënga e Rodrigos “Bad Idea, isn’t it?” .

Përpjekja për të siguruar burime riprodhuese gjatë turneut të Rodrigos është pjesë e “Fund 4 Good”, e cila është një “iniciativë globale e angazhuar për ndërtimin e një të ardhmeje të barabartë dhe të drejtë për të gjitha gratë, vajzat dhe njerëzit që kërkojnë liri të shëndetit riprodhues”.

Kufizimet e abortit në shtetet përfshirë Misurin dhe Nebraskën rrjedhin nga rrëzimi i Gjykatës së Lartë Roe kundër Wade në qershor të vitit 2022, duke u shprehur se nuk ka më një të drejtë kushtetuese federale për një abort.

Ishte vendimi më i rëndësishëm i Gjykatës së Lartë në dekada dhe ka transformuar peizazhin e shëndetit riprodhues të grave në Amerikë.

Turneu “Guts” i Olivia Rodrigos nëpër Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Evropë filloi në shkurt dhe zgjat deri më 14 gusht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore