Lajme

OKB-ja zgjati mandatin e EUFOR-it në Bosnje-Hercegovinë


Ilustrim

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ka zgjatur mandatin e misionit paqeruajtëse të Bashkimit Evropian (BE) në Bosnjë dhe Hercegovinë (EUFOR/ALTHEA) edhe për një vjet, kanë njoftuar mediat në Sarajevë, derisa pesëmbëdhjetë anëtarë të Këshillit të Sigurimit kanë mbështetur njëzëri zgjatjen e mandatit të EUFOR-it.

Forca e BE-së mbetet e dislokuar atje me synimin për të garantuar paqen dhe stabilitetin në Bosnjë dhe Hercegovinë në përputhje me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit (1995), ndërsa EUFOR-i në dy vitet e fundit ka shtuar numrin e ushtarëve atje për shkak të agresionit rus në Ukrainë dhe mundësinë e përhapjes së krizës në Ballkanin Perëndimor.

EUFOR-i vazhdon të luajë një rol ekzistencial në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe prania e saj mbetet ende e nevojshme. Misioni i BE-së ka funksionuar që nga viti 2004 dhe përbëhet nga 3 mijë e 500 pjesëtarë, ku 1 mijë e 100 prej tyre ndodhen në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Zgjatja e mandatit të EUFOR-it edhe për një vjet vjen në kohën e kërcënimeve secesioniste të presidentit ultra-nacionalist të Republikës Sërpska – entiteti serb në Bosnje dhe Hercegovinë – Millorad Dodik, i cili ka mbështetjen e heshtur të Rusisë dhe Serbisë. Ai ka shkelur rendin kushtetues të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe ka minuar Marrëveshjen e Dejtonit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore