Lajme

Objekti ku ndodhet selia qendrore e AAK-së i kalon Ministrisë së Bujqësisë, njofton Peci


Faton Peci

Faton Peci, Ministër i Bujqësisë, ka njoftuar se dikasterit që ai e udhëheqë i janë rikthyer 600 metra katrorë të një objekti në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Në këtë objekt, që tashmë e ka marrë Ministria e Bujqësisë, ka qenë selia qendrore e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ku mund të shihen edhe sloganet e kësaj partie në pamjet që ka publikuar Peci.

Përmes një postimi në Facebook, Peci ka bërë të ditur se shumë shpejt do të fillojë edhe procesi i renovimit të këtij objekti.

“Sot vizitova hapësirat e objektit të Ministrisë së Bujqësisë në Lagjen  Ulpiana në Prishtinë, ku kemi rikthyer mbi 600 metra katror në shërbim të institucionit. Së shpejti do të fillojmë me procesin e renovimit”, shkroi Peci.

Ministri theksoi se mbetet optimist se instancat e sistemit të drejtësisë “do të marrin një vendim meritor që objekti i Ministrisë dhe hapësirat për rreth saj të jenë në shfrytëzim dhe shërbim për titullarin dhe njëherit të mundësohet zbatimi i vendimit tim si Ministër, i marrë me datë 22.08.2023”.

Peci: Disa prona të ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë po përdorën në mënyrë të kundërligjshme

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore