Sport

Nuno Espirito Santo tregon arsyen e mungesës së Kane


Sulmuesi i skuadrës së Tottenham Hotspur, Harry Kane, mungoi në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Premierligën angleze, ku ekipi i tij e fitoi me rezultat 1:0 kundër kampionit në fuqi, Manchester City.

Kane ka bërë të ditur se këtë verë do të largohet nga Tottenham, me skuadrën e Manchester City-t që janë favorit për ta transferuar sulmuesin në skuadër.

Mirëpo kjo nuk ishte arsyeja pse sulmuesi anglez u la jashtë skuadrës në këtë ndeshje.

Sipas asaj që raporton gazeta “Marca”, trajneri i Tottenham, Nuno Espirito Santo, tha që sulmuesi 28-vjeçar u la jashtë skuadre, për shkak të mungesës së përgatitjeve fizike.

“Ai po vazhdon përgatitjet e tij. Ai punoi sot dhe do të vazhdojë të punojë derisa të jetë gati për të ndihmuar ekipin”, tha Nuno Espirito Santo.

Kane u stërvit me skuadrën londineze për herë të parë në këtë verë, gjatë ditës së premte, dhe sipas trajnerit portugez, çdo lojtar që dëshiron të luajë, duhet të ketë përgaditje maksimale.

“Lojtarët që nuk kanë pasur shumë seanca stërvitore kanë nevojë për më shumë punë me ne, ata duhet të jenë në formë”, shtoi trajneri i Tottenham.

Kujtojmë që Manchester City janë favorit absolut për të nënshkruar me sulmuesin e Anglisë, dhe kanë paralajmëruar që nuk do të heqin dorë për shërbimet e tij, duke ofruar më shumë se 100 milionë euro në drejtim të Tottenham, për të nënshkruar me sulmuesin e tyre.

Harry Kane është pjesë e skuadrës së Tottenham që nga vitit 2010, i cili deri më tani ka realizuar 336 paraqitje me skuadrën nga Londra, prej të cilave ka shënuar 221 gola.

Derisa, gjatë viteve 2010 deri më 2013, ai ishte i huazuar te skuadrat angleze, Leyton Orient, Millëall, Norëich City e Leicester City.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore