Zgjedhjet në Kosovë

Numërohen 80 për qind të votave, LVV e para me 47.94%


Pas numërimit të 80 për qind të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, prin Lëvizja Vetëvendosje me 47.94 për qind, në vendin e dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 17.51 për qind, më pas e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.36 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 7.45%, dhe Nisma Socialdemokrate me shumë gjase nuk do ta kalojë pragun, pasi ka ngecur në 2.79 për qind.

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote i janë drejtuar kutive të votimit nga ora 07:00 deri në 19:00 për të zgjedhur 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, për legjislaturën e tetë.

Në këto zgjedhje kanë garuar 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

Të drejtë vote kanë pasur 1,794,862 qytetarë, ndërsa pjesëmarrja e përgjithshme në votime është rreth 47 për qind.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore