Përballje

Nuk mungojnë yjet e Burkina Fasos në miqësoren ndaj Kosovës


Kombëtarja e Burkina Fasos do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me Kosovën më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Për këtë ndeshje, trajneri i kombëtares afrikane, Oscar Barro, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar, ku nuk mungojnë edhe emrat e njohur të këtij ekipi.

Mbrojtësi i Bayer Leverkusen, Edmond Tapsoba, është futbollisti i cili ka vlerën më të madhe në këtë skuadër, ku sipas “Transfermarkt” vlerësohet 40 milionë euro.

Në listën e trajnerit, Barro-s nuk mungon as ylli tjetër i kësaj skuadre, Bertrand Traore, i cili është pjesë e skuadrës angleze, Aston Villa.

Burkina Faso është një kombëtare në ngritje, e cila pozicionohet në vendin e 56-të në ranglistën botërore të FIFA-s.

Ata së fundmi patën një sukses tejet të lartë, të cilët arritën deri në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës, ku më pas u eliminuan në penallti nga fituesit e këtij kompeticioni, Senegali.

Kujtojmë që Kosova përveç kësaj ndeshje, do ta zhvillojë edhe një tjetër miqësore, atë kundër Zvicrës, që do të luhet më 29 mars në Zurich.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore